Trump Talebanëve: Na ktheni mjetet tona

Duke folur para një turme të rekord në sheshin e Panaireve të shtetit të Iowas, në Des Moines, të Shtunën në mbrëmje, ish-Presidenti Donald Trump tha se ndihma prej 10 miliardë dollarësh për administratën e talebanëve e propozuar nga administrata e Biden, duhet t’u jepet vetëm me një kusht, që Talebanët duhet t’u kthejnë SHBA-ve të gjitha pajisjet ushtarake që Presidenti Joe Biden la pas në Afganistan.

Ne duam të na kthehen pengjet tona, dhe pastaj ne duam të na kthehen edhe pajisjet tona, tek pastaj mund të fillojmë të flasim për këtë,” tha Trump në tubimin e tij Save America, i cili u transmetua drejtpërdrejt në Newsmax.

Tani Demokratët kërkojnë 6 miliardë dollarë në fondin e ri federal për të mësuar Teorinë Kritike Racore, të cilën unë e pata ndaluar në shkollat ​​tona, dhe në të njëjtën kohë që Biden po i vë pas FBI-në prindërve që ngrihen dhe e kundërshtojnë këtë në mbledhjet e bordit të shkollës,” tha Trump duke i cilësuar si “Prindërit janë armiqtë”.

Ndërkohë që Biden kërkon të hetojë dhe ndjekë penalisht protestat në bordet e shkollave, “talebanët e urryer,” vazhdoi Trump, “bëhen një partner i detyruar mbi ne, për shkak të dobësisë dhe marrëzisë së tyre”.

Nënat dhe baballarët patriotë amerikanë janë armiq – kjo është ajo që është duke i ndodhur vendit tonë,” tha Trump. “Së bashku me përdorimin e vazhdueshëm të prokurorëve të qyteteve, shteteve dhe federatave, kjo është një tirani drithëruese e së majtës, është ajo që shihni në Rusi dhe Kinë dhe diktaturat e botës së tretë. Kjo është jo-Amerikane. Kjo duhet të ndalet. Përndryshe nuk do të na mbetet një vend”.

Udhëheqja Demokrate, “Joe Biden, dhe e majta radikale e kanë sjellë kombin tonë në prag të shkatërrimit,” tha Trump.

E vetmja gjë në të cilën Demokratët radikalë janë të mirë janë mashtrimet, gjuetia e shtrigave dhe abuzimet me pushtetin,” vazhdoi ai.

Ju jeni dëshmitarë dhe e patë mirë se si skenari “Rusia, Rusia, Rusia” doli të ishte një inskenim nga skemat shtrembëruese të Hillary e krijuar dhe sponsorizuar nga demokratët. Për pesë vite radhazi, ka qenë një punë mashtrimi – mashtrim pas mashtrimi,- një paradë e pandërprerë denoncimesh të rreme, hetime të fallso, teori të shtrembëruara komploti. Dhe gënjeshtra nga më perverset.”

Trump e filloi duke kujtuar se, krimi në rritje gjatë udhëheqjes së Biden ishte një paralajmërim që ai bëri gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020.

Në vetëm 9 muaj nën Biden, kriminelët e dhunshëm dhe bandat gjakatare kanë pushtuar rrugët tona, të huajt ilegalë dhe kartelet vdekjeprurëse të drogës po pushtojnë kufijtë tanë, inflacioni po pushton ekonominë tonë, Kina po merr përsipër punët tona, talebanët kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin, të majtët e çmendur kanë uzurpuar shkollat ​​tona, dhe socialistët radikalë po pushtojnë vendin tonë, “tha Trump.

“Nuk mund të thoni që nuk ju kam paralajmëruar!”

Trump i drejtoi kritikat e tij edhe ndaj udhëheqësve ushtarakë, duke përfshirë “Gjeneralët Televizivë” si Gjeneral Mark Milley, i cili tha se, ishte ai që pretendoi se nuk ishte ndonjë kosto e madhe lënia e armëve dhe pajisjeve “ndër më të fundit dhe më të mëdha” me një vlerë prej 85 miliardë dollarë në Afganistan, gjatë tërheqjes së pakushtëzuar të Bidenit këtë gusht.

Trump pretendoi se i ishte kthyer Gjen. Milley se: “Çfarë jeni ju, të marrë? Apo mos jeni budalla?” kur ky i fundit e kishte këshilluar për të lënë pajisjet prapa kur planifikonin tërheqjen e trupave amerikane gjatë administratës Trump. “Atëherë kuptova – kjo ishte një nga shumë rastet – kur kuptova dhe u binda se ai ishte budalla.

Sa i përket Biden, Trump e quajti shkatërrimin e politikave të tij kufitare, përfshirë tërheqjen mbrapa, si një lejim të një “pushtimi të huaj”.

Asnjëherë më parë asnjë president nuk ka treguar një përbuzje kaq të madhe ndaj betimit për detyrën e tij,” tha Trump. “Joe Biden – tha ai – ka nisur një pushtim të huaj në vendin e tij.

Gjithashtu, ai përsëriti thënien e tij se, Demokratët “përdorën COVID -in për të mashtruar” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke u fokusuar te gjetjet e auditimit mjeko-ligjor të Arizonës në Qarkun Maricopa, duke bërë që turma të brohoriste “Trump fitoi”.

E gjithë bota po qesh e tallet me ne, në këtë çështjen e zgjedhjeve, me politikat kufiitare, në lidhje me Afganistan – me gjithçka“, u shpreh Trump.

Trump gjithashtu bëri thirrje për një “rishikim të plotë të të gjithë sistemit tonë zgjedhor“.

Nëse duam të shpëtojmë vendin tonë dhe ta bëjmë amerikanin përsëri të madh, ne kemi vetëm një zgjedhje: Ne duhet të zgjedhim republikanët e fortë e të paepur të Amerika e Para në çdo nivel – dhe ne duhet t‘i bëjmë një rishikim të plotë të të gjithë sistemit tonë zgjedhor për të siguruar që ai është i lirë, i drejtë, i ndershëm dhe në gjendje të auditohet plotësisht, “vazhdoi Trump.

Kjo fillon me Nëntor 2022, kur ne do të rimarrim Dhomën dhe do të rimarrim Senatin e Shteteve të Bashkuara.”

kumtari.al/newsmax.com/

Read Previous

Kur “për’puthen” drejtësia dhe pushteti

Read Next

Parashikimi i motit për javën në vazhdim