Trump: Obama mori 33 milion dokumente sekrete me vete. Akuzat ndaj meje të ngjashme me ato për lidhje me rusët

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar standardin e dyfishtë sipas tij pasi FBI-ja bastisi shtëpinë e tij në Florida në fillim të kësaj jave, duke kërkuar dokumente sekrete në lidhje me armët bërthamore.

Trump argumentoi se paraardhësi i tij, Barack Obama, kishte marrë rreth 33 milionë faqe dokumente, tejet sekrete, disa të lidhura me armët bërthamore pa i hyrë gjemb në këmbë nga FBI-ja, kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Barack Hussein Obama mbajti 33 milionë faqe dokumente, shumica e tyre sekrete. Sa prej tyre u përkisnin armëve bërthamore? Ka zëra që thonë se ishin shumë!” – deklaroi Trump në një deklaratë të lëshuar për ndjekësit e tij.

Më herët të premten, Trump tha se ‘çështja e armëve bërthamore’ ishte ‘një mashtrim, ashtu si çështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhje. Ai sugjeroi se FBI-ja mund të ketë vendosur informacione, duke pretenduar se avokatët e tij nuk u lejuan t’u afroheshin agjentëve që bënin kërkimin.

FBI bastisi pronën e ish-presidentit në Palm Beach Mar-a-Lago të hënën, një përvojë që ai e përshkroi si një ‘sulm’dhe ‘armatosje e sistemit të drejtësisë kundër rivalëve të Biden’.

Trump ka bërë thirrje për publikimin e të gjitha dokumenteve që autorizojnë kërkimin, i cili u miratua personalisht nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland të enjten.

Burimet që thuhet se janë të njohura me kërkimin i thanë Washington Post të enjten se ‘dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore’ ishin ndër artikujt që kërkoheshin, megjithëse ata kundërshtuan të specifikonin nëse informacioni përfshinte armë amerikane apo ato që i përkisnin ndonjë vendi tjetër. Ata nuk treguan nëse agjentët kishin gjetur atë që kërkonin gjatë kontrollit.

Një inventar me shkrim i zbuluar nga një gjykatës federal të premten zbuloi se FBI mori 20 kuti sendesh nga Mar-a-Lago, duke përfshirë katër grupe dokumentesh top-sekret dhe shtatë grupe dokumentesh të klasifikuara.

Lidhur me përvetësimin e supozuar të Obamës të dokumenteve të klasifikuara, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve mori përgjegjësinë të premten për ‘marrjen e kujdestarisë ekskluzive ligjore dhe fizike të të dhënave presidenciale të Obamës’, duke pretenduar se kishte zhvendosur 30 milionë faqe ‘të dhëna të paklasifikuara’ në një strukturë të mbajtur nga agjencia në zonën e Çikagos ndërsa ruante materialet e klasifikuara të ish-presidentit në zonën e Uashington DC.

Dokumentet e paklasifikuara përfundimisht do të vendosen në një bibliotekë presidenciale në Çikago, pretendoi NARA./hashtag.al

Read Previous

Shpërthen bomba nënujore në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen disa të tjerë

Read Next

Manjani komenton me ironi deklaratat e Ballës për përjshtimin e Berishës nga Parlamenti: Konkluzione të darkave të peshkut që hahen tek Gjergj Luca.