Trump: FBI bastisi shtëpinë time në mënyrë të pa nevojshme

Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Rrethanat nuk janë menjëherë të qarta. Zëdhënësit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigjën mesazheve për koment të hënën në mbrëmje.

“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, thotë ish presidenti Trump në deklaratën e tij.

Departamenti i Drejtësisë ka hetuar zbulimin e kutive me të dhëna që përmbajnë informacione të klasifikuara që u dërguan në Mar-a-Lago pas përfundimit të presidencës së Trumpit. Nuk është e qartë nëse kërkimi i FBI-së ishte i lidhur me atë hetim.

Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e aleatëve të zotit Trump për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.

Read Previous

MARRVESHJA ABAZOVIÇ-PORFIRIJE — NJË KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE — JO VETËM NË MAL TË ZI

Read Next

Flluska e ndërtimeve në prag të shpërthimit