Tronditet Turqia, tërmet 7.4 ballë godet zonën juglindore

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet Turqinë, BBC: Të dhënat e para flasin për të paktën 100 viktima në Turqi dhe mbi 40 në Siri.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Gaziantepin në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë të paktën pesë persona.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Ankara dhe qytete të tjera turke, si dhe në të gjithë rajonin më të gjerë.

Rushdi Abualouf, një producent i BBC-së në Rripin e Gazës, tha se kishte rreth 45 sekonda dridhje në shtëpinë ku ai po qëndronte.

Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë.
Ata thanë se një lëkundje e dytë goditi rajonin
vetëm pak minuta më vonë.
Turqia shtrihet në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.

Në vitin 1999, më shumë se 17,000 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi veriperëndimin e vendit.

 

Read Previous

Investigimi i BIRN/ Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore

Read Next

Veliaj i heq emrin Rrugës Ibrahim Rugova/ Reagime të shumta në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *