Tre artiste artizane tregojnë se si pandemia ka riformësuar jetën dhe artin

Nënë e bijë, Rebecca dhe Amanda Lucario, gërmojnë për argjilën në Acoma Pueblo në Nju Meksiko për të krijuar qeramikë me detaje, të punuar me dorë. Amy Flynn përdor objekte që gjenden në tregjet e dorës së dytë dhe dyqanet antike, për të modeluar robotë të çuditshëm dhe me imagjinatë. Dhe Jiyoung Chung riformëson letrën e bërë nga lëvorja e shkurreve koreane të manit për të prodhuar art mbresëlënës Joomchi.

Të katërta gjejnë magjinë e fshehur në materiale që të tjerët mund t’i anashkalojnë.

Artistja Acoma Pueblo Rebecca Lucario mësoi se si të bënte qeramikë tradicionale,të punuar me dorë, nga gjyshja e saj kur ajo ishte rreth tetë vjeç. “Ne shkonim të gërmonim argjilën tonë—epo, ne ende e bëjmë, por kur isha e vogël, unë dhe ajo shkonim të gërmonim argjilën tonë, të kërkonim bojën tonë dhe të mblidhnim të gjithë materialin dhe jashtëqitjet e lopës që të bënim zjarr”, tha ajo.  Qeramika e Rebekës filloi të shfaqej në tregun Indian Santa Fe në fund të viteve 1970.

Artistja Acoma Pueblo Rebecca Lucario mësoi se si të bënte qeramikë tradicionale të punuar me dorë nga gjyshja e saj kur ajo ishte rreth tetë vjeç.

Amanda Lucario shikonte nënën e saj duke punuar dhe u përpoq të bënte qeramikë të shkëlqyer në rininë e saj, por ajo nuk e imagjinonte të bëhej vetë një poçare profesioniste. “Dikur isha e frustruar. Unë i doja të gjitha të përsosura, dhe ato nuk dilnin të përsosura.” Megjithatë, “të qenit pranë tezeve dhe nënës sime thjesht më motivoi më shumë”. Përveç Amandës, Rebeka ka një vajzë dhe një djalë, të cilët gjithashtu merren me punimin tradicional të qeramikës. Rebecca dhe Amanda kanë fituar njohuri të gjera dhe në një prezantim online, ato kanë demonstruar se si e praktikojnë zanatin e tyre.

Pandemia globale ka ndikuar emocionalisht te Lucariot, duke ndikuar në lidhjen e tyre me artin e tyre. Në fillim të krizës së Covid-19, Amanda kishte lënë vajzën e saj dyvjeçare me prindërit e saj, ndërsa vet u zhvendos në Albuquerque dhe më pas, pasi pandemia mbylli hyrjen në Pueblo, ajo u nda nga fëmija e saj për dy muajt e ardhshëm. Vizitat në FaceTime thjesht nuk ishin të njëjta me shikimin nga afër të vogëlushit të saj.

Për më tepër, artistët që punojnë në Pueblon më shumë se 1000-vjeçare, u përballën me çështje shpirtërore dhe tradicionale. “Ne kemi respekt për Nënën Natyrë,” thotë Rebecca për marrëdhënien shumë të ngushtë që ata mbajnë me materialin e përdorur për veprën artistike. “Edhe kur shesim një copë qeramike, nuk e lëmë vetëm atë. Ne ndahemi me të. Ne flasim me qeramikën tonë”.

Shumë prej artistëve nuk bënë qeramikë për një kohë. “Ne nuk donim që virusi të ndikonte në veprat tona të artit.” Ishte veçanërisht e vështirë për artistët, shitjet e qeramikës së të cilëve ishin burimi i tyre i vetëm i të ardhurave.

Ashtu si Lucariot, Amy Flynn, e cila jeton në Raleigh, Karolina e Veriut, gjurmon krijimin e disa prej veprave të saj në histori. Në rastin e saj, veprat burojnë nga interesi i saj për objektet e gjetura nga e kaluara. Pas kolegjit, ajo punoi si ilustruese për Hallmark. “Kam bërë libra për fëmijë, kartolina urimi, produkte letre, sende dhuratash, shumë gjëra të lezetshme,” kujton ajo. “Në vitin 2008, isha e pavarur dhe . . .unë sapo fillova të krijoj me të gjitha mbeturinat që kisha grumbulluar.

 

Duke pasqyruar historinë e Njeriut prej kallaji në Magjistarin e Ozit, artistja Amy Flynn vendos një zemër të vogël brenda “Fobots” të saj sepse ajo mendon se çdo krijim e meriton atë organ jetëdhënës.

Si një fanse e madhe e fragmenteve të vogla të historisë që gjendeshin në tregjet buzë rrugës, ajo kishte shumë “junk” në dispozicion. Përveç kësaj, ajo thotë: “Unë kam pasur gjithmonë një magjepsje të çuditshme për robotët”. Gjatë një pjese të jetës së saj, ajo ndërtoi rekuizita për një kompani lokale teatrore, kështu që kuptoi se si ndërtoheshin. “Çdo aftësi dhe çdo interes që kam patur gjatë gjithë jetës sime, thjesht u ngjiz. Dhe ky ishte rezultati.” Fobotët e saj, që do të thotë “Robotët e objekteve të gjetura”, marrin shumë forma, ndërsa ajo krijon kanaçe, kuti, vida, bulona, ​​doreza dhe pjesë të tjera mekanike për të krijuar figura të çuditshme. Çdo Fobot përmban një zemër të vogël brenda, sepse ajo ndjen se ashtu si te Njeriu prej kallaji në The Wizard of Oz, filmi i saj i preferuar, çdo krijim e meriton atë organ jetëdhënës.

Kur pandemia u shfaq për herë të parë në horizont, Flynn ishte në Kaliforninë Jugore për të bërë një shfaqje. “Shkuam deri në fund dhe do të realizonim gjashtë të tjera rrugës për në shtëpi,” kujton ajo. Shfaqja e dytë u anulua ndërsa ajo ishte duke u nisur. Më pas, të tjerat u anuluan dhe ajo u kthye në shtëpi, me një shqetësim të madh. “Kjo është. Të gjithë thjesht po përgatiten për apokalipsin dhe të gjithë do të investojnë në ushqime të konservuara, nga frika se jetesa e tyre ishte në rrezik. “Isha e befasuar që pas një ose dy javësh paniku, njerëzit po thoshin, ‘OK, jam i mërzitur. Uu! Ky robot më bën të lumtur.” Ajo është mirënjohëse që websajti i saj dhe lista e postimeve bënë të mundur shitjet virtuale.

Madje ajo u ndesh me probleme logjistike. Flynn zakonisht udhëton në të gjithë vendin për shfaqje dhe gjatë udhëtimeve, ajo ndalon në tregjet e dorës së dytë dhe shitjet e antikeve për të mbledhur pjesët që përdor në Fobots e saj. Por me shfaqjet e anuluara, po ashtu u anuluan edhe udhëtimet e saj për të mbledhur objekte. Në vend të kësaj, ajo iu drejtua Ebay për të gjetur xhinglat që i duheshin për të kënaqur klientët e etur për punën e saj.

 

Jiyoung Chung thotë se i pëlqen fakti që arti Joomchi është ekologjikisht i qëndrueshëm sepse shkurret e manit kërkojnë krasitje të shpeshta ndërsa rriten dhe asaj i pëlqen të jetë në gjendje të bëjë punën e saj kudo.

Artististja e letrës, e njohur ndërkombëtarisht, Jiyoung Chung punon në zejen koreane të Joomchi, një teknikë që lindi nga nevoja shekuj më parë. “Në kohët e vjetra në Kore, gjatë dinastisë Chosun, afërsisht 900-1300 pas Krishtit, veshja ishte vërtet e shtrenjtë, për t’u tjerur, endur dhe bërë. Pra, vetëm njerëzit e pasur mund të përballonin të vishnin veshje prej pëlhure. Njerëz normalë si unë, a po endeshim lakuriq? Jo. Ne kishim letër me cilësi të mirë. Filluam të kombinojmë dy deri në 20 shtresa letre për të bërë veshje letre. Ata e mbanin atë si një zëvendësuese të pëlhurës. Ata bënë veshje, çantat e tyre dhe çdo gjë tjetër që mund të mendonin nga kjo letër e bërë nga lëvorja e brendshme e shkurreve të manit.

“Me këtë teknikë, gjithçka që ju nevojitet është duar të etura dhe lloji i duhur i letrës,” shton ajo. Asaj i pëlqen fakti që arti Joomchi është ekologjikisht i qëndrueshëm, sepse shkurret e manit kërkojnë krasitje të shpeshta ndërsa rriten, dhe asaj i pëlqen të jetë në gjendje të bëjë punën e saj kudo.

“Nëse përmendni një vend, unë kam bërë letër, si në rrugë, në një tualet, në një aeroport.” Ajo dëshiron të jetë një “pëshpëritëse njerëzore”, duke dhënë kuptim me artin e saj. Mesazhi i saj nisi me një bisedë që ajo pati me babain e saj në Kore shumë vite më parë. Ajo ishte tronditur kur dëgjoi për një djalë që vrau babanë e tij dhe e pyeti babanë e saj se si mund të kishte ndodhur kjo. Babai i saj tha se shkaku ishte “një marrëdhënie e prishur”. Kjo e shtyu të mendonte për marrëdhëniet njerëzoredhe ato marrëdhënie që prishen me njëra-tjetrën, me natyrën dhe me Zotin.

Chung thotë se Covid-19 e ka detyruar atë të rishqyrtojë disa nga idetë e saj për përmirësimin e marrëdhënieve njerëzore. “Para pandemisë, po përpiqesha më shumë të ripërcaktoja përkufizimin e marrëdhënieve midis natyrës, njerëzve dhe Zotit. Më pas, kuptova se edhe unë jam një nga të thyerit dhe se duhet të shëroj veten dhe ta kuptoj veten”. Ajo thotë se është “rritur si artiste” dhe përmes soditjes dhe vështirësive, e ka bërë zërin e saj më të fortë se më parë.

Siç ka ndodhur në shumë mënyra në të gjithë botën, pandemia ka pasur ndikim në punën dhe ambiciet e këtyre artistëve./Smithsonian

Përgatiti në shqip Kumtari.al

Read Previous

Shpërthim pranë kompleksit bërthamor

Read Next

Pas Maqedonisë edhe Kosova do të ulë çmimin e karburantit për qyetarët