Trasporti falas për Tiranën, Këlliçi: 20 mln euro në vit do shkojnë për qytetarët

Kandidati i opozitës për Bashkinë e TIranës, Belind Këlliçi ka bërë me dije këtë të dielë se si do të mundësohet transporti publik falas, premtim ky i bërë një ditë më parë nga vetë ai në një takim me të rinjtë. Me anë të një video në rrjetet sociale, Këlliçi deklaroi se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

Një ditë pasi premtoi që transporti publik për qytetarët në Tiranë do të jetë falas, kandidati i opozitës Belind Këlliçi ka shpjeguar se si do të mundësohet kjo gjë pas 14 majit. Gjatë udhëtimit të tij me autobusë për në Kombinat, Këlliçi bëri me dije se 20 milionë euro në vit do shkojnë për qytetarët në formën e transportit publik falas.

Gjatë takimti të mbajtur një ditë më parë me të rinjtë në selinë blu, Këlliçi deklaroi se pas 14 majit transporti publik ënë Tiranë do të jetë falas, premtim ky që u mbështet nga qytetarët të cilët u shprehën se nëse realizohet do të ishte një ndihmë për ta, për t’u pakësuar shpenzimet e përditshme.

Read Previous

Aksident në Durrës, tre të plagosur

Read Next

Largimi Kiarës, shenjë e kiametit