Transporti publik falas/ Bëjnë ysh ata që s’kanë pula.

Nga Hysni Gurra

Nuk pyesin Veliajn se si i përdor taksat e tyre, po pyesin Belindin ku do i gjesh lekët për autobusin falas.

Të mbërthen qitetaria në këtë vend, të gozhdon me pietje.

-Premtimi i Këlliçit për transport publik falas është premtimi më me këmbë në tokë që mund të bëhej.

Krejtësisht i arritshëm.

Mjafton të përgjysmohet korrupsioni në Bashkinë Tiranë dhe ja ku dolën paratë për transportin.

Po e dini ju kush i bën oponencë këtij premtimi? Memexhinjtë, patronazhistët e Veliajt të ngarkuar me punë si opozitarë dhe njerëz që lëvizin me automjete luksi, që nuk lëvizin kurrë me autobus. Pra, bëjnë ysh ata që s’kanë pula.

Kundër kujt e bëjnë oponencën do thoni ju?

Kundër më të varfërve të shoqërisë; pensionistëve, studentëve, punëtorëve të fasonerive, të ndërtimit, punëtorëve që lëvizin nga zona periferike e Tiranës në zonën luksoze për të pastruar shtëpitë e oponentëve të transportit falas.

Një grua me banim në Laprakë mund të ketë punën (pastrim në shtëpia) në zonën e vilave në Sauk.

Nga Lapraka, zonja duhet të ndërrojë dy urbanë për të shkuar në punë, 80 lek për të shkuar, aq edhe për t‘u kthyer= 160 në ditë, për 28 ditë pune 4480 lek transport vetëm gruaja. Sa e ka pagën? 45-50mijë lek. Hiqi 5000, ngeli 40mijë.
Po llogarisni edhe kaq lek transport bashkëshorti, i bie kursim për këtë familje 100 mijë lek të vjetra në muaj.

Oponencë kujt po i bëni (?) një personi që po ju tregon se paratë janë aty, se thjeshtë vidhen dhe shpërdorohen?! Po i bëni oponencë fukarenjve që do kursejnë 40 lek biletë? Kujt?

Read Previous

Transport publik falas/ Këlliçi: Realizohet nëse nuk vidhet me incineratorë

Read Next

Përmbysja e autobusit të rruga e Elbasanit/ 7 persona të plagosur