Transporti falas/ Këlliçi: Do ndërpresim pagesat për inceneratorin e Tiranës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka qenë i pari në radhë që ka hapur fjalimet në stadiumin Air Albania duke prezantuar programin e tij për kryeqytetin.

Ai u shpreh se pas datës 14 Maj qytetarët do të udhëtojnë me transport publik falas ndërsa premtoi se do të ndërpriten urgjentisht të gjitha pagesat për inceneratorët.

“Bashkë do të punojmë duke ndjekur parimin e gjithë përfshirjes në respekt të çdo shqiptari që ka zgjedhur të jetojë në Tiranë. Ne jemi kryeqyteti, Unë nuk do të lejoj më në Tiranë të ketë diferencime. Kudo të banoni ju do të jeni të barabartë në shërbime dhe investime. Bashki do të thotë bashkësi dhe ne bashkë do të zgjidhim problemet që ka sot Tirana.

Ju prindër në Astir nuk do të nxitoni më për të çuar fëmijët tuaj në shkolla. Shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të vijnë te ju. Atje ku ka shkollë ne do të çojmë rrugë. Ky do të jetë misioni i ri i policisë bashkiake e cila nuk do të ketë më mision gjobëvënien. Do të gjeni gjithmonë një deri ku do ju shërbehet. Këtë ofroj unë. Zgjidhje, besnikëri. Jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë sepse janë të gjitha të arritshme. 200 mijë qytetarët që udhëtojnë me urban edhe për një muaj nuk do të paguajnë më.

Autobusi do të jetë pa pagesë, Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë Tiranë. Taksat tona nuk do i marrin më bosat e inceneratorëve. Financimi i incneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht. Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 qytete anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë”, tha ai.

"Transport falas dhe asnjë lek për inceneratorin

"Transport falas dhe asnjë lek për inceneratorin

Read Previous

Belind Këlliçi hyn në stadium me autobusin “falas”

Read Next

“Do t’i kthejmë fatin qytetit të Elbasanit”/ Boçi: Koha është e qytetarëve