Transaksionet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës do të qarkullojë 700 milionë dollarë

Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në landfillin e Tiranës, ka firmosur një kontratë koncensionare me qeverinë shqiptare për një vlerë rreth 430 milionë euro sipas një biznes-plani dhe një oferte çuar qeverisë shqiptare në vitin 2017.

Kontrata është firmosur në 31 gusht të po atij viti, ditën kur mbaronte dhe detyra e Lefter Kokës, si ministër i Mjedisit.

Por sipas të dhënave zyrtare të vetë kompanisë, të publikuara nga “opencorporates.al”, sipas dokumenteve të dorëzuara pranë Tatimeve, vlera 430 milionë euro është thuajse asgjë me të ardhurat që kompania ka pasur në këto vite.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm dy vitet e fundit kompania ka qarkulluar më shumë se 50 milionë dollarë me një fitim gati 15 milionë dollarë para Tatimeve, pra në total janë qarkulluar më shumë se 10% e totalit të kontratës në vetëm dy vite, ku kontrata koncensionare është 30 vite dhe fitimi llogaritet të jetë rreth 30% e totalit të xhiros në vitin 2020-2021.

Transaksionet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës do të

Këtu nuk llogaritet ende viti 2022. Këto të dhëna zyrtare tregojnë se kontrata koncensionare nuk do të jetë 430 milionë euro, por mund të shkojë rreth 700 milionë dollarë.

Ku bazohen këto shifra dhe fakte?

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania, nga viti 2018-2021, pra rreth 4 vite, të dhënat tregojnë qartësisht se kompania ka pasur të ardhura, të cilat shkojnë rreth 77 milionë dollarë.

Pra, në vetëm 4 vite janë xhiruar të ardhura rreth 77 milionë dollarë me një rritje progresive pasi të njëjtat të ardhura ka dhe viti 2022 për të mos thënë edhe me rritje.

Transaksionet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës do të

Sipas të dhënave zyrtare,rreth 10 milionë dollarë në vit jepen nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës. Rreth 3 milionë dollarë jepen nga Bashkia e Durrësit,pasi dhe mbetjet e Durrësit do të kalojnë në landfillin dhe inceneratorin e munguar të Tiranës dhe pjesa tjetër janë të ardhura që vijnë nga Bashkia e Kavajës, Vorës, si dhe të ardhurat që gjenerohen nga mbetjet inerte, dherat, dhe të ardhurat e tjera që ka kompania, të cilat kapin vlerat në dy-tri vitet e fundit mesatarisht 7-8 milionë dollarëshifrat tregojnë se kompania, subjekti që do të bëjë menaxhimin e landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV SPV”, të ardhurat në 30 vite do t’i ketë jo sipas projekt-biznesit që i ka paraqitur qeverisë shqiptare, por vlerat do të jenë 50-100% më të larta.

Mjafton vetëm një llogari e thjeshtë.

Vetëm me të ardhurat e siguruara nga buxheti i shtetit tejkalohet dhe kapet 100% vlera e konrtatës koncensionare, sepse kanë kaluar 6 vite, ndërkohë që janë dhe 24 vite të tjera.

Transaksionet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës do të

Ndërkohë, në këto 6 vite kompania ka mundur të sigurojë gati 100 milionë dollarë të ardhuradhe nëse do të shumëzohen me 6 në këtë ritëm do të jenë të paktën 600 milionë euro të ardhura.

Ka dhe një mënyrë tjetër llogaritje.

Me një mesatare vjetore rreth 20 milionë dollarë aq sa vijnë nga shumë institucione shtetërore dhe me një përgjysmim të ardhurash që mund të vijnë nga burime të tjera, siç thamë, mbetjet inerte e të tjera, në një mesatare rreth 20 milionë dollarë në vit, për 30 vite kompania sërish do të sigurojë rreth 600 milionë dollarë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shifrat rreth 430 milionë euro, por janë gati 50 % më të larta.

Në rast se trendi do të jetë me vlera mesatare mbi 20 milionë dollarë, (si viti 2020 apo 2021) me 24 apo 25 milionë dollarë mesatare, trendi i të ardhurave shkon deri te 750 milionë dollarë.

Këtu shifrat parashikohen sipas kontratës dhe vlerave mesatare 2020-2021, ndërsa një rritje e mbetjeve dhe volumeve totale drejt 30 milionë dollarë në vit, mund ta cojë deri 900 milionë dollarë totalin e xhiros së pritshme.

Pra, biznes-plani i paraqitur nga kompania “Intergated Energy BV SPV”, në projeksionet e saj ka qenë nga 30-50% më i ulët sesa vlerat reale që po qarkullon sot komapnia.

Dy ditë më parë, kompania pati dy reagime publike në lidhje me Monika Kryemadhin dhe Belind Këlliçin, pasi ata bënë thirrje që duhej të hetohej, të dërgohej në SPAK në Gjykatë, hetimi për landfillin e Sharrës si dhe gjithashtu të ndërpriteshin pagesat për 29 euro/ton që paguheshin në ditë për mbetje pasi në Tiranë nuk ka incenerator, pra ky i fundit mungon.

Reagimi i kompanisë tregonte se investimet e bëra prej saj ishin rreth 32 milionë euro ku në fakt në dokumente zyrtare CNA provoi dje se investimi i bërë deri në dhjetor të vitit 2022 ishte jo më shumë se 22 milionë euro, sipas dokumentave zyrtare të paraqitura prej tyre.

Transaksionet/ Kompania e inceneratorit të Tiranës do të

Pra, në rreth 100 milionë dollarë të ardhura ishin investuar vetëm 22 milionë euro.

Ndërkohë, tabelat zyrtare tregojnë se fitimet janë marramendëse, shumat, të cilat shkojnë në të paktën 500 mijë dollarë në muaj./ CNA.al

Read Previous

Mbrojtja në Hagë: Thaçi nuk ka pasur motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet

Read Next

Kostoja e lartë e jetesës, qytetarët mirëpresin projektin e Belind Këlliçit për transportin publik falas