Tragjike në Tiranë/ Infarkt njëri pas tjetrit djali dhe babai

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë.

Sipas Fax Web, një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J. Gj.i ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarkt.

Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 70 vjeç Z. Gj.  nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij 56 vjeçar dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

kumtari.al

Read Previous

Investigimi/ Hiletë me taksën 3% për strehim social, Durrësi ua fal ndërtuesve, Tirana e merr në lekë

Read Next

Filozofimi i humbësit