Tomor Alizoti: Si demokratë ta ndihmojmë Belind Këlliçin të fitojë Tiranën. Ka përballë demonët!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti i bën thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin Belind Këlliçin në garën e tij për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Alizoti u shpreh se Këlliçi mori guximin përtej situatës në të cilën ndodhet PD, që të bëhet pjesë e betejës në 14 maj për kryeqytetin.

Edi Ramën dhe Erion Veliaj, Alizoti i quajti demonë që zotërojnë Shqipërinë dhe të lidhur me mafien.

“Kandidatin duhet ta ndihmojmë si demokratë, vjen nga një familje e mirë, Këlliçi tiranase. Ai mori guximin. Akti i tij politik është guximi, e mori guximin në këtë situatë që është PD dhe kandidoi për Tiranën. Ne duhet ta mbrojmë. Jam i bindur dhe e them me shumë emocion, një njeri në rangun e një demoni, duke qenë edhe injorant se fjalori i tij politik është 70-100 fjalë, zotëron të gjithë Shqipërinë, i lidhur edhe me Ndranghetën. Mjafton akti që një fëmijë 17-vjeçar mblidhte kanaçe për të ushqyer familjen, vdiq në një vend dhe nuk ka asnjë njeri në hetim, për këtë fakir, që vdiq në një vend ku e padrejta ka zënë vend. Vetëm për këtë duhet të jetë një argument kryesor. Qytetarët e Tiranës u çuan në 1990 për një Shqipëri të lirë, me gjithë problemet që ka. Të jenë bashkë dhe atij që është bërë si Lady Gaga, ta çojnë te Lady Gaga, të mos rrijë më në Kryeministri“, u shpreh

Read Previous

Mobilizimi i patronazhistëve, Rama takim me dyer të mbyllura me drejtorët e përgjithshëm

Read Next

Berisha: PD do ngrejë komision hetimor, do zbardhen lidhjet mafioze e agjenturore të Ramës