Tjetër aksident në Fushë Krujë

Një punonjës policia ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. (foto ilustruese)

Rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim” / Ambasada Amerikane në Kosovë paralajmëron shtetasit e saj për kujdes

Read Next

Caktimi i delegatëve të Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës, 1912