Tiranë/ Krim brenda familjes, 43-vjeçari vret kunatën e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën, e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas policisë, “rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten”.

Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si shtetasi Roland Sinani. Me një pistoletë ai i ka marrë jetën kunatës (nuses së vëllait) Migena Sinani, 37 vjeçe dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Burimet bëjnë me dije se i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist në kryeqytet.

Sa i përket 43-vjeçarit, ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor, por jetonte në një shtëpi me vëllain (bashkëshorti i Migenës) dhe me dy prindërit e moshuar të tyre, të cilët sipas deklarimeve paraprake kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë parë sesi ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, në banesë është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Read Previous

Rritja e pagës minimale në vend, ekspertët flasin për VOA-n: Vendimi i pakonsultuar!

Read Next

Ka edhe më keq…