Tiranë/ Gruaja plagos me thikë burrin

Sherri në një familje në Tiranë ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Policia e kryeqytetit njofton se bashkëshortja ka goditur me thikë bashkëshortin në ngjarjen që ka ndodhur në lagjen Don Bosko.

“Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Premier Ligë/ Liverpuli fitore me nëntë gola, Haland realizon tregolësh për Sitin

Read Next

“Sanksionet ndaj Rusisë s’po shkojnë sipas planit, do dështonin edhe ndaj Kinës nëse sulmon Tajvanin” – The Economist