Tiranë/ Goditet grupi që shpërndante kokainë afër shkollave, rreth 20 të arrestuar

Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Në pranga kanë përfunduar rreth 20 persona.

Bëhet fjalë për një grup kriminal, por edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Mësohet se kontrollet janë bërë nëpër lokale, kryesisht pranë shkollave, por jo vetëm.

Ky grup, sipas të dhënave paraprake, mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera. Operacioni është shtrirë në gjithë Tiranën, ndërkohë në vijim pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të tjera.

Read Previous

Pa vendim gjykate, Policia mësyn në ambientet e ‘Prestige Resort’ për të konfiskuar dy godina

Read Next

Aksidentet e shumta të urbanëve në Tiranë/ Fitimet para jetës së njerëzve