Thyhet dera e KZAZ në Kavajë

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë. Në shkollën 15 Marsi, në lagjen nr 3, ku ka qenë dhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je, është thyer dera nga persona të paidentifikuar.

Nga burimet mësohet se, ata janë futur në brendësi të godinës dhe janë larguar menjëherë pasi janë vënë re nga kalimtarë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje, po ende nuk dihen shkaqet.

Priten informacione të mëtejshme.

Read Previous

Berisha: Rama ka të fshehura 200 milionë euro nga kompanitë “offshore”

Read Next

Abuzimi i qeverisë, energjia importohet me çmimin 305 euro/MWh, shitet 40% më lirë