“Thyejeni televizorin kur të dalë lali Eri”/ Rama vazhdon fushatën e talljes me Veliajn

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos e ndjekin kryebashkiakun Erion Veliaj, kur ky i fundit del në media.

Rama tha se qytetarët duhet ta thyejnë fare televizorin kur të shohin Veliajn duke folur.

Ai deklaroi se Veliaj është një gomar me kurriz të fortë, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të zgjedhin se çfarë gomarin do të vendosin në krye të bashkisë.

“Nuk ka nevojë fare të doni lali Erin. Thyejeni televizorin fare kur del lali Eri. Por këtu nuk është puna as për mua, as për ali Erin, këtu është puna për gamorrin që do t’ju shërbejë. E doni gamorrin me kurriz të fortë siç është ky gamorri këtu (i referohet Veliaj), apo e doni gamorrin me veshë të gjata, si e doni”, u shpreh kreu i qeverisë.

Read Previous

Politikisht Berisha, ligjërisht…Alibasha!

Read Next

PD zbulon rrugët e shkatërruara te “Xhamia e Tabakëve”, banorët: Asnjë votë më për Veliajn