Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat

Sot do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179. Nga këto, 29,605 janë konfirmuar në Turqi, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574, sipas autoriteteve.

Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit.

Numri i vdekjeve përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Read Previous

Sarandë/ I vendoset tritol një hoteli në begdet

Read Next

Albin Kurti: Vettingun do ta bëjmë ndryshe nga Shqipëria, do të konfiskojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *