Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Mbi 15.000 viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur kufirin turko-sirian, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke lënë nën rrënoja me qindra persona të tjerë. Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

Meqënëse vazhdon puna e ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 15,000.

Tërmeti shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë. Lagje të tëra janë rrafshuar. Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë tani në dimër kur temperaturat janë nën zero gradë.

Read Previous

I dënuar me 8 vite burg, arrestohet në Rinas 38-vjeçari shqiptar

Read Next

Shëndetësia falas/ Alimehmeti: Një shqiptar paguan nga xhepi 3-fish më shumë se në BE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *