Termeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën raportohet të ketë qene i shkallës paraprake prej 5.8 rihter.

Banorët ë zonës kanë dalë në rrugë nga paniku, por nuk pati asnjë informacion të menjëhershëm për të lënduar, mediat lokale raportuan disa dëme në ndërtesa në fshatrat pranë epiqendrës.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti goditi në orën  9:17 të mëngjesit me kohën lokale (0617 GMT). Epiqendra ka qenë 246 kilometra (153 milje) në juglindje të kryeqytetit grek, Athinës.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe Shërbimi Gjeologjik Amerikan dhanë një magnitudë paraprake prej 6.0, me një epiqendër shtatë kilometra (4 milje) në veri të fshatit Thrapsano.

Mediat lokale në Kretë raportuan disa dëme, kryesisht me shembjen e mureve të ndërtesave të vjetra prej guri në fshatrat pranë epiqendrës në pjesën lindore të ishullit.  Fëmijët u evakuuan nga shkollat.

Kryebashkiaku i Iraklios Vassilis Lambrinos i tha televizionit grek Skai se nuk kishte raporte të menjëhershme nga shërbimet e urgjencës apo për ndonjë të lënduar ose dëme të rënda.

Ai tha se të gjitha shkollat ​​u evakuuan dhe duhej të kontrolloheshin për dëmtime strukturore.

/kumtari.al/AP/

 

Read Previous

Turp e faqja e zezë për Lulzim Bashën

Read Next

Edi Rama ne Kosove/Shqiperia eshte me te drejten dhe e drejta eshte ne krahun e Kosoves.