Tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot Zelandën e Re me një epiqendër afër Wellington.

Thellësia e tërmetit ishte 48 kilometra, ndërsa, epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra larg qytetit Paraparaumou.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një gjysmërreth 40,000 km në nën sipërfaqen e të cilit takohen pllakat tektonike dhe ku aktiviteti vullkanik dhe sizmik është jashtëzakonisht intensiv.

Tërmeti pasoi ciklonin Gabrielle, i cili përshkoi ishullin e Veriut këtë javë dhe la katër të vdekur, më shumë se 10,000 të zhvendosur dhe shkatërrim të gjerë.

Read Previous

Berisha nxjerr spotin e protestës së radhës: Të enjten para parlamentit

Read Next

Këlliçi në rrugën ‘Petro Nini’: Takohen veriu, jugu e Shqipëria e Mesme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *