Tërhiqen me radhë kandidatët e Alibeaj/Pas atij të Korçës dhe Kurbinit, tërhiqet edhe kandidati i Lezhës

Sandër Marku, kandidati i Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Lezhës është tërhequr nga kandidimi.

Tërheqja e tij është bërë e ditur këtë mesditë, një ditë pasi Alibeaj dorëzoi listën zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihet ende se me kë do të zëvendësohet emri i Markut apo arsyet e tërheqjes së tij nga kandidimi.

Pak më parë është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit edhe kandidati për bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, dhe ai i bashkisë Kurbin, Genc Doçi.

Read Previous

Roland Bejko, analist me pagesë në “ABC”

Read Next

Karagjozë me vulë