Tenderi për uniformat e policisë / SPAK çon në gjyq dosjen për tetë ish-zyrtarët

Prokuroria e Posaçme  ka dërguar në gjyq dosjen për tetë ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari së bashku me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Njoftim i SPAK

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).  Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: titullari i Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cenimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta.” – thuhet në njoftim.”

 

kumtari.al

Read Previous

Edmond Spaho: “Po të mblidhet litari, Lul”

Read Next

Formacioni i mundshëm i kombëtares sonë ndaj Polonisë