Tedi Blushi: Mariglen Qato merr tendera, ndërton pallate dhe hotele, betonizuan Tiranën

Në një dalje për mediet, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirës, Tedi Blushi tha se Maringlen Qatos, krahu i djathtë i Erion Veliaj, peiurdhën në vitet 2016-2018 ka shfrytëzuar për të punësuar të gjithë të afërmit e tij në Bashkinë e Tiranës dhe për të krijuar kompani ndërtimi.

Blushi: Partia e Lirisë mbështet plotësisht vendosmërinë e palëkundur të Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë të Tiranës, Belind Këlliçi për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në këtë institucion të kalbur nga nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm, sidomos nëpërmjet aferës së zezë të inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston, por që çdo ditë gllabëron të paktën 100 mijë euro.

Rasti flagrant i Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Maringlen Qatos, krahut të djathtë të Erion Veliaj, e bën ulëritëse nevojën për pastrimin njëherë e përgjithmonë të Bashkisë së Tiranës nga abuzuesit, vendi i të cilëve duhet të ishte dhe do të jetë pas 14 Majit para drejtësisë. Fenomeni “Qato”, që nuk është një rast i izoluar por praktikë e zakonshme korruptive në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, dëshmoi botërisht makutërinë e  sektit të 99-çave që nuk njeh limite kur vjen çështja tek vjedhja e taksave të qytetarëve.

Këta drejtues të administratës publike, nga shërbëtorë të popullit që duhet të ishin, u kthyen në biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës. Mariglen Qato, ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës në vitet 2016-2018, periudhë gjatë dhe pas së cilës ai ka shfrytëzuar për të punësuar të gjithë të afërmit e tij në Bashkinë e Tiranës. Në vitin 2016 e në vijim, krahu i djathtë i Erion Veliaj, me tre kompanitë e tij, fillimisht të emërtuar, “Igor Elektrik”, “VAS Konstruksion” dhe më tej si “5 D Konstruksion”, rezulton të ketë përfituar 29 tendera me vlerë totale rreth 25 milion euro.

Maringlen Qato nuk është mjaftuar vetëm me kaq, sepse rezulton se Erion Veliaj e ka shpërblyer dhe me leje ndërtimi. Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen Qato në datë 2 shkurt 2021. Kalojmë tek leja e radhës e miratuar në 5 prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. Kalojmë te leja e radhës, në datë 8 nëntor 2022, po për  kompaninë e Qatos “5D”.

Për t’u ndalur më pas tek ky hotel me vlerën 15 milionë euro, me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group” dhe subjekt ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, “5D” të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës. Pra këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro, sepse funksionet publike që kanë ushtruar në Bashkinë e Tiranës, nuk i kanë përdorur për gjë tjetër veçse për të ndarë si “plaçkë” mes njëri-tjetrit, taksat e qytetarëve të ndershëm.

Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute. Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja!

Read Previous

Alizoti: PS e frikësuar, Rama do të ingranojë grupet mafioze

Read Next

Alibeaj i del krah Ramës: Ai është progres krahasim me Berishën e Metën