Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shëngjin, një i vrarë

Vrasje në Shëngjin. Mësohet se biznesmeni i njohur në këtë zonë, Ardjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri në një lokal në pedonalen e qytetit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, raporton BalkanWeb.

E gjithë zona është rrethuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa lokali ku ndodhi krimi ka kamera sigurie, po ashtu edhe zona.

Biznesmeni ka në pronësi një hotel dhe restorant, ndërsa ka investuar në zonën e Lezhës.

Read Previous

PD denoncon nepotizmin në bashkinë e Tiranës, publikohet lista me emërimet

Read Next

Këlliçi takim me banorë te Brryli dhe Materniteti i Ri: Transporti falas 100% i realizueshëm