Të rinjtë e Tiranës që jetojnë në SHBA i bashkohen Belind Këlliçit

Belind Këlliçi po zhvillon turin e dëgjesave me vajza e djem të rinj të diasporës në SHBA.

“Pjesë e Turit të Dëgjimit u bënë edhe profesionistët e rinj. Vajza e djem shqiptarë që shkëlqejnë në diasporë.”,- shkruan Këlliçi në një postim në rrjetin social.

Në postimin e Këlliçit të rinjtë e kryeqytetit që jetojnë në Amerikë kanë dhënë idetë e tyre për programin që duhet të ndërtojë Këlliçi për Bashkinë Tiranë dhe kanë shprehur interes për rikthimin në Tiranë.

Postimi i Këlliçit:

Pjesë e Turit të Dëgjimit u bënë edhe profesionistët e rinj. Vajza e djem shqiptarë që shkëlqejnë në diasporë.

Ekselenca e tyre i duhet Tiranës. Opinionet e tyre janë kontribut direkt në programin që unë do të paraqes para qytetarëve.

Jemi një aleancë e madhe me të rinj e të reja të profesioneve të ndryshme. Një bashkim ekselentësh për Tiranën.

Unë po ndërtoj një ekip të madh dhe dua që ju të jeni pjesë e tij! Turi i Dëgjimit do të na mundësojë takimin me njëri-tjetrin. Së shpejti aty, në Tiranë. ♥️

https://fb.watch/iuwzm9XI7n/?mibextid=cr9u03

 

Read Previous

Kiko merr në mbrojtje personazhet VIP.

Read Next

“Vrasës demokracie! Dorëhiqu!”/ Tirana mbushet me postera kundër Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *