Të premten Kuvendi vendos mbi kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës

Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të premte për të diskutuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për heqjen e mandatit, deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Shkak për këtë kërkesë është bërë përfshirjes së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi në një projekt në bregdet si investitor strategjik.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.

Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti.

Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.

Read Previous

Pas rrëzimit të qeverisë bullgare, çfarë e pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Read Next

Meta flet për Marrëveshjen e Detit me Greqinë: Rama ka bërë veprime që ngrenë dyshime…