Të moshuarit vështirësi për të votuar elektronikisht/ Operatorët shkelin rregulloren, u tregojnë ku të votojnë

Në Bashkinë Elbasan, procesi i votimit duke qenë se është shtuar identifikimi dhe votimi elektronik, votuesit kanë pasur vështirësi në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar normalisht, raporton Fax Web. Kjo sepse një pjesë e madhe janë të panjohur me mënyrën e re se si do të zhvillohet procesi.

Raste të shumta, ka pasur ku votuesit të cilët nuk dinë se si të operojnë pajisjen kanë kërkuar ndihmën e operatorëve për t’i orientuar.

Megjithatë siç shihet nga pamjet, në kundërshtim me ligjin, operatorët janë afruar më shumë se sa e lejon rregullorja e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

Prej kaq kohësh, janë bërë disa prova me pajisjet dhe është marrë një fushatë informuese për qytetarët në lidhje me metodat e reja, por prapë se prapë, gjatë orëve të para të procesit, ka pasur një sërë problemesh.

Read Previous

Erdogan apo Kilindaroglu? Europa sytë nga zgjedhjet në Turqi

Read Next

Dhunohet dhe nxirret nga qendra e votimit komisioneri i opozitës