“Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla”

“Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla” është një vëllim me poezi që prekin tematikat aktuale të kohës dhe të realitetit të vendit tonë, me autor Meti Disha.

Duke përmbledhur një tërësi dhimbjesh dhe motivesh, në përpjekje për të ndrequr disi mangësitë shpirtërore të shqiptarit të vuajtur. Kryesisht motivet poetike gjurmojnë rioshin, studentin, apo filizat e reja që përbëjnë të ardhmen e kombit.

Në këto poezi, pothuajse gjithkush gjen veten me plagët e veta, të hapërdara njëllojshëm, duke pasqyruar kështu përtej një prizmi, hartën e problematikave të shoqërisë së tërë.

Çdo vuajtje ka një motiv, çdo shpresë ka lëngimin e saj. Për poetin, arti duhet të jetë njësh me kohën, duke i shërbyer shpirtit njerëzor të asaj epoke, në përpjekje për të përmirësuar një realitet të mundshëm, të paktë, qoftë edhe rretheqark poetit, apo së paku, brenda atdheut të tij.

Poezia shërben për t’i ngrohur shpirtrat dhe për t’i bashkuar drejt një kauze të madhe, një kauze atdhetare në dimensionet fizike dhe metafizike të shoqërisë.

Librin e gjeni në libraritë kryesore të Tiranës.

Read Previous

Shkon në 33 numri viktimave të gomones që po kalonte Kanalin Anglez

Read Next

VDEKJA E NJË NJERIU TË DASHUR