Te mbrojmë Republikën Parlamentare me çdo kusht e me çdo çmim!

Nga Petrit Vasili

Republika Parlamentare është garantja e vetme absolute e Demokracisë dhe Pluralizmit politik.

Shqiptaret me shume zgjuarsi dhe duke vlerësuar mësimet e hidhura te historisë se tyre te shkuar, kane vendosur qe Republika parlamentare, vetëm e vetëm ajo te ndërtoje institucionet dhe ti kontrolloje ato vazhdimisht dhe deri ne një.

Askush po askush nuk del dot mbi Republikën.

Republika parlamentare është zëri i qytetareve,  është shprehja e detyrave te patjetërsueshme, qe ata kane vendosur për Qeverinë dhe Opozitën.

Qeveria është vetëm një administratore e emëruar me votë për të shërbyer për një kohe te përcaktuar dhe aspak  pronare as e Shqipërisë dhe as e taksave te shqiptareve.

Ndërsa Opozita ka detyrimin universal, qe ne emër te popullit te jete kontrolluese pa kompromis e kryeministrit dhe qeverise, për te garantuar një qeverisje, qe respekton pa asnje devijim Kushtetutën dhe Ligjin dhe qe përmbush angazhimet qe ka marre përpara popullit.

Llogaridhënia është zemra e ekzistencës se Republikës dhe ndarja e përjetshme me diktaturën, qe ishte mishërimi i asgjësimit te llogaridhënies.

Mbi Parlamentin nuk del dot askush ne këtë vend.

Vetëm e vetëm Parlamenti u jep te drejte Kryeministrit e Ministrave, por edhe drejtuesve te te gjithë Institucioneve themelore te këtij vendi, qe te shkojnë ne zyra.

Parlamenti bashke me këtë besim u jep njëherazi detyrimin e padiskutueshëm, qe te japin llogari sa here qe Parlamenti do t’ia kërkoje, apo edhe një deputet i vetëm do ta kërkoje.

25 prilli i 2021 ishte një aksion mafioz kundër Parlamentit, me qëllimin për ta asgjësuar, për ta kthyer ne farse dhe për te rikthyer parlamentin e diktaturës se Enver Hoxhës, qe mblidhej ne mënyre qesharake një here ne dy vjet për ti bere fresk diktaturës.

Sot kryeministri i vetlarguar Rama ka refuzuar hapur dhe publikisht llogaridhënien me qëllimin mafioz te relativizmit dhe asgjësimit de facto te Parlamentit.

Parlamenti ka votëbesuar dhe shkarkuar 13 mandate kryeministrore gjate pluralizmit.

Parlamenti është gjithmonë aty, ndërsa kryeministrat vene dhe vijnë, sepse Republika është themeli i ekzistencës shtetërore dhe institucionale te Shqipërisë.

Rama sot është i rrezuar sepse është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me çdo ligj duke refuzuar llogaridhënien ndaj Parlamentit.

Rama do te jete vetëm një shënim i shëmtuar  me shume ne dokumentet parlamentare si kryeministri i vetëm i rrezuar se refuzoi Parlamentin dhe tentoi te merrte peng Republikën.

Republika Parlamentare duhet mbrojtur dhe do te mbrohet me çdo kusht e me çdo çmim sepse është vullneti i popullit dhe muri i pakapërcyeshëm për mafian e çdo lloji.

Republika mbi te gjitha!!

#MbrojmeRepublikenMeÇdoÇmim

Read Previous

Lajmi i muajit: “Drejt përfundimit punimet në urën e Klosit”

Read Next

Sarandë/ I vendoset tritol një hoteli në begdet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *