Të hënën në Podgoricë mbahet show i Abazoviç – Rama

Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë.

Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30. Kurse, fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45.

Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Dr Dritan Abazovic dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Read Previous

BIRN: Alibia e PS për komisionin “McGonigal” delegjitimon ‘rolin kushtetues të Parlamentit’

Read Next

Marrëveshja, Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian