Të Bashkohemi! Shumë mirë.

Nga Jamarbër Malltezi

PSE a nuk ishim të bashkuar? KUSH na përçau dhe PSE? KU do bashkohemi dhe SI?
A do bashkohemi tek kuvendi i PD e dëgjojmë demokratët?

KUSH e cakton SI e KU do Bashkokemi? Vota e demokratëve apo pengmarrja nga Rama dhe Kim?

KUSH përjashtoi demokratët nga PD? Kush përjashtoi deputetët e PD nga Grupi Parlamentar?

Vjet në Mars Berisha shkoi në PD e i dha dorën Alibeajt dhe Bardhit dhe i ftoi eja të punojmë së bashku, shkojmë në Kuvend, dëgjojmë njëri-tjetrin e votojmë. PSE i thanë JO, dhe ikën nga selia?

Kuvendi i PD futi nenin që pranon fraksione dhe mendim ndryshe. Eja puno brenda PD dhe nga fraksion rritu e bëhu shumicë. Nuk të përjashton njeri, eja dhe puno me demokratët, e jo të fshihesh në hotel vakie e të votosh ligjet e Ramës e motrën e Ballukut.

Eja me demokratët në protestë. 2 vjet që nuk vjen në 1 protestë ndaj Rames se e ka mbledh Berisha?

Po atëherë mblidh protestën tënde. Apo më mirë të jetë Rama në pushtet sesa të protestosh me demokratët e tjerë që protestojnë ndaj Ramës?

Vështirë të përgjigjet kush për këto pyetje.

Read Previous

Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente

Read Next

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi në Korçë