Talebanët ndalojnë përdorimin e monedhave të huaja

Talebanët kanë ndaluar përdorimin e monedhave të huaja në Afganistan, një veprim që mund të prishë më tej një ekonomi në prag të kolapsit.

“Situata ekonomike dhe interesat kombëtare në vend kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin monedhën afgane në çdo tregti të tyre,” thanë talebanët.

Ekonomia është duke luftuar për shkak të tërheqjes së mbështetjes financiare ndërkombëtare, pasi talibanët morën kontrollin.

Dollari amerikan është përdorur gjerësisht në tregjet e Afganistanit.

Dollarët gjithashtu përdoren shpesh për tregti në zonat në kufi me fqinjët e Afganistanit si Pakistani.

“Emiratet islamike udhëzojnë të gjithë qytetarët, shitësit, tregtarët, biznesmenët dhe publikun e gjerë që tani e tutje të kryejnë të gjitha transaksionet në monedhën afgane dhe të përmbahen rreptësisht nga përdorimi i valutës së huaj,” tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë të postuar në internet, citon BBC.

kumtari.al

Read Previous

Ambasadori që përfaqëson Evropën, por nuk sillet në asnjë çast si evropian

Read Next

EMOCIONUESE / Cleo Smith, 4-vjeçarja e zhdukur në Australi, gjendet shëndosh e mirë