“Taksa mafioze me parkingjet”, Vasili: Qytetarët e Tiranës në agresion nga banditët e Erion Veliajt

Nënkryetari i Partisë sëLirisë Petrit Vasili nuk heq dorë nga premtimi i tij se pas 14 majit do të ketë përgjysmim të tarifave të parkingut dhe minimizim të gjobave në rrugët e kryeqytetit.

“Taksa mafioze me parkingjet dhe gjobat do të marrin fund në Tiranë!

Përgjysmimi i tarifave të parkingut dhe minimizimi i gjobave!

Gjoba, gjoba dhe vetëm gjoba, kjo është fytyra e policisë bashkiake të Tiranës së Veliajt.

▪ Tarifa parkingu të çmendura dhe që zhvasin xhepin e qytetarëve të thjeshtë.

▪ Gjoba të rënda edhe pse ka kaluar një minutë nga koha e parkimit.

▪ Gjoba edhe kur aplikimi i qytetarit për parkingun është bërë korrekt, por sistemi nuk e ka marrë.

▪ Gjoba për parkingun gjoja të gabuar, kur qytetari ndalet të blejë diçka në farmaci, apo çdo dyqan tjetër.

Përdorimi i makinës është kthyer në ankth për qytetarët e Tiranës!

Makinat private, që mbahen me aq sakrifica nga qytetarët, janë mjeti i vetëm për të lëvizur e kryer punët e përditshme.

Në kushtet e një trasporti publik primitiv, që nuk mbulon zona të tëra të Tiranës, i ngadaltë, pa kushte dhe burim aksidentesh, vendosja e gjobave për parkingun dhe qindra mijëra gjoba në tërësi janë një agresion i vërtetë ndaj qytetarëve të Tiranës prej banditëve të Veliajt me uniformë.

▪Është krim të mbushet arka e Bashkisë së Tiranës me miliona dollarë nga gjobat e Parkingut që janë djersa e qytetarëve të thjeshtë.

▪ Krahasuar me bashkitë e tjera, Tirana mbledh 20 herë më shumë të ardhura nga gjobat se Durrësi dhe gati 37 herë më shumë se sa Shkodra, Fieri dhe Vlora të marra së bashku.

▪ Gjobiten çdo muaj mesatarisht deri në 25 mijë familje.

Skenat me xhandarët e paturp të Policisë Bashkiake, që shfaqen vetëm për gjoba duhet të marrin fund.

Nuk mund të paguajnë qytetarët e Tiranës taksa e tarifa për një Polici bashkiake gangsterësh arrogantë, jo profesionistë dhe frikacakë, që janë trima me qytetarin e thjeshtë dhe ja mbathin me të katra përpara vagabondëve dhe të fortëve.

Turp. Nuk mund të paguajnë taksa që policia bashkiake të bëjë bodigardin e Erion Veliajt me dhjetëra policë rreth tij sikur të ishte Al Capone i qytetit dhe jo kryebashkiak i Tiranës.

Përgjysmimi i tarifave të parkingut dhe minimizimi i gjobave. Më 14 maj, gjobat marrin fund!”, deklaron Petrit Vasili.

Read Previous

“Pronat do t`i merrni aty ku i kishit”!/Belind Këlliçi me banorët e prekur nga rindërtimi

Read Next

Bylykbashi: Më 14 maj durrasakët të ndëshkojnë arrogancën e atyre që qeverisin Durrësin