Takimi Balla-Basha, Manjani: Vota, zgjidhja magjike e të gjitha dashuriçkave politike

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të pamjeve që zbuluan një takim sekret mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës.

“Burrat lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin”, ironizon ish-ministri përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në një reagim të dytë, Manjani thotë se vota është zgjidhja magjike e të gjitha dashuriçkave e flirteve politike.

“Përtej historive me video, jemi ende të fushatë zgjedhore. Këto janë ditët e fundit që u takojnë kandidatëve që garojnë në zgjedhje dhe jo “dashnorëve” që flirtojnë në shtëpi borxh. Vota o njerëz, vota është zgjidhja magjike e të gjitha dashuriçkave e flirteve politike”, shprehet ai.

Read Previous

Fabrika e asfaltit elektoral në Krrabë, PD kallëzon Erion Veliajn në SPAK

Read Next

Këlliçi nxjerr emrat: Ja kush po bën ‘kërdinë’ në Tiranë