Tabaku / Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN / Akuza qeverisë se po varfëron qytetarët

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se po pasuron miqtë e saj në kurriz të shqiptarëve.

Duke marrë parasysh treguesit e FMN, Tabaku thekson se “qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.”

Tabaku fokusohet te PPP dhe Borxhi Publik duke pohuar se janë duke e rënduar buxhetin e shqiptarëve.

 

Postimi i plotë i Tabakut:

🆘 Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN

🛑 Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

🛑 Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.

Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.

🆘 Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.

Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

🆘 Më e rëndë situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!
Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.

🛑 Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

❌ Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.

Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.

Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhurave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.

#FMN #IMF #Ekonomia #shqiperia #tirana #PD #opozita #fiskale #taksat #PPP #korrupsioni #inflacioni #çmimet #transparenca #pandemia #termeti #PBB #parlamenti #shpenzimet #ardhurat

kumtari.al

Read Previous

Trima per besë.. Turp!

Read Next

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ “Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë