Synon postin e presidentit të FSHF-së, Dritan SHAKOHOXHA bashkohet me tifozët kuqezi

Dritan Shakohoxha pritet të kandidojë për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gazetari i njohur sportiv, i larguar prej disa muajsh nga bota e komentit, dëshiron të kontribuojë sërish, por këtë herë në një mënyrë tjetër. Në muajin shkurt priten të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku një nga kandidatët do të jetë pikërisht Shakohoxha.

Së fundmi ai është shfaqur mes tifozëve kuqezi në ndeshjen Shqipëri – Poloni, përfunduar me rezultatin 0-1. Siç duket Shako ka edhe mbështetjen e tyre për këtë nismë të re që do të marrë vitin e ardhshëm. Prej vitesh ka kontribuar në futboll si komentator, duke u bërë një nga zërat më të preferuar të sportdashësve. Por, si çdo fillim e ka një fund dhe kësisoj gazetari i njohur zgjodhi të largohej për të rivalizuar Armand Dukën për kreun e Federatës./Newsport

Read Previous

COVID-19 në vendin tonë /Nëntë qytetarë kanë humbur jetën dhe 495 raste të reja

Read Next

Aplikimi për Lotarinë Amerikane / Ambasada njoftim për qytetarët