Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri të Kosovës

Mëngjesin e sotëm është sulmuar me armë zjarri një patrullë e Policisë së Kosovës, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Policia e Kosovës bën me dije se nuk ka të plagosur, ndërsa ka nisur hetimi i ngjarjes.

Njoftim i Policisë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Read Previous

Nga Ylli Manjani: Dy konstatime dhe një rrëfenjë.

Read Next

Bulmeti rritet përsëri 11%/ Përpunuesit: Shkak, shtrenjtimi i lartë i qumështit të fermerit deri 37%