Sulmi ndaj Top Channel/ Gjenden gjurmë ADN-je në makinën e autorëve

Të njëjtat burime thanë se disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje. Mediat raportojnë se 2 persona nga Shkodra janë ndaluar në Vlorë në një postbllok policie. Ende nuk ka akuza ndaj tyre, por ata janë duke u marrë në pyetje në policinë e Tiranës. Pritet që të dalë edhe analiza e mbetjeve në duart e tyre nëse aty ka mbetje nga qëllimi me armë zjarri.

Një tjetër pistë ku po hetohet është këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm pranë Top Channel, por deri në zonën ku u gjet makina e djegur. Rreth orës 01.00 të mëngjesit të së hënës 2 persona hapën zjarr ndaj godinës së TCH në Mëzez. Dyshohet se në timonin e makinës Range Rover ka qenë një person i tretë.

Makina ka kaluar fillimisht para godinës për të vëzhguar situatën dhe më pas është kthyer duke hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 25 gëzhoja. Ende nuk ka një pistë të qartë për motivet e ngjarjes. Viktima Pal Kola, 60 vjeç ishte baba i 3 fëmijëve. Ai kishte vetëm 6 muaj që ishte punësuar pranë Top Channel./lapsi.al

Read Previous

“Trafiku i rënduar përkeqëson shëndetin e qytetarëve”, Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban është optimist

Read Next

Një gazetar ideal