Sulmi ndaj Berishës/ Reagon Malltezi: PS shtëpia e bandave dhe psiqikëve

Pas sulmit të djeshëm ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jamarbër Malltezi.

Në një postim në Facebook Malltezi ngre pyetjen, “PS shtëpia e bandave dhe psiqikëve?”, duke iu referuar deklaratave të djeshme kontradiktore të autoriteteve të shtetit dhe mediave pranë qeverisë të cilat u përpoqën të etiketojnë autorin e sulmit si njeri me probleme shëndetësore. Ai gjithashtu rendit disa nga atentatet që i janë bërë Berishës ndër vite të cilat i lidh me Partinë Socialiste.

Postimi i plotë: 

PS shtëpia e bandave & psiqikëve?

1995: kërcënim me bombë në Pallat të Kongreseve ku ishin Presidentët Berisha & Scalfaro;
1997: banda në çdo qytet Zani, Gjoleka
1997: granatë në Shkallnur për të vrarë Berishën dhe qindra njerez;

1998: deputeti PS bën atentat me revole brenda Parlamentit Azem Hajdarit e pastaj strehohet te Frroku

1998: 10 banditë, shumica me uniformë policie vrasin Azem Hajdarin

1999: banda kundër një mitingu paqësor të Berishës në Vlorë;
2001: banda e polici në zgjedhje
2015: banda e polici në Dibër për zgjedhjet
2016: banda e polici me trafiqe droge
2020: banda e polici me call-centera
2021: banda e polici për të blerë vota e trembur zgjedhesit.

Si shpjegohet që banditet dhe të çmendurit duan kaq shumë Edi Ramen?!

Read Previous

Porti i Durrësit nis nesër shitjet në “ajër”, 110 mijë euro një garsionere që ende nuk është ndërtuar

Read Next

Qeveria heq me VKM si Zona të Mbrojtura, 2395 ha, nga Rezervati Natyror Kune-Vain-Tale dhe Patok-Fushëkuqe-Ishëm.