Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Berisha: Akt kriminal, dëshmi e dhimbshme e pasigurisë në vend

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje më sulmin e armatosur ndaj televizionit Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola. Berisha, në një postim në facebook, e cilëson ngjarjen një akt të shëmtuar kriminal. Kryedemokrati shkruan se kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.

Reagimi i Berishes:

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit.

Read Previous

Ngjarja e rëndë në “Top Channel”/ Pistat ku po hetohet

Read Next

Kronikë nga Shqipëria 2023