Sulmi kibernetik/ Meksi: Përgjegjës jo vetëm AKSHI, dhe kompani private!

Sipërmarrësi dhe eksperti i IT, Endri Meksi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për sulmin kibernetik me të cilin u përball Shqipëria ditët e fundit.

Meksi deklaroi se ka shumë pak informacion për atë që ka ndodhur realisht dhe deklaroi se përgjegjësia për sigurinë dhe ruajtjen e sistemeve, është e AKSHI por edhe e kompanive private të kontraktuara për këtë qëllim.

“Nuk të them dot se çfarë është sepse asnjë person përveç një grupi të vogël të AKSHI, nuk ka informacion të saktë, ka vetëm thashetheme dhe fjalën zyrtare të kryeministrit.

Me aq sa ka rrjedhur flitet për një sulm të tipit ransomware, që do të thotë se më shumë se disa pajisje janë infektuar me nje kod kompjuterik, të maskuar si ransomware, që është një skemë e 7-8 viteve të fundit, bllokim për të paguar para. Pra serveri është në zyrën tënde por nuk ke më akses. Në këto raste zakonisht depozitohet një mesazh.

Pas kësaj faze nuk dihet thuajse asgjë. Nga mënyra si u shpreh kryeministri u duk sikur ishte një DDos, që është sulm me shumë pajisje që sulmojnë sistemet. Sulmi nuk ka qëllim të marrë të dhëna, por ka qëllim bllokimin e aksesit duke çuar më shumë trafik nga çfarë ka kapacitet sistemi.

AKSHI është një njësi në varësi të kryeministrisë që është enti pronar dhe ndjekës që zotëron pjesën më të madhe të infrastrukturës.

***

Prej vitesh, ka patur disa prokurime nga AKSHI dhe ka kompani që kanë qenë përgjegjëse për sigurinë. AKSHI koordinon sigurinë, ka elementë të punësuar në shtet, ka edhe shoqëri private.

Këtu u thanë vetem Microsoft dhe Jones Group, por jo kush janë palët shqiptare.

Kur u tha nuk ka palë private që bëjnë sulm të tillë, nuk është e vërtetë. Janë bërë ndaj disa kompanive.

Besmiri cilësoi që shteti nuk paguan për ransomware. Nuk është e vërtetë. Është një rast i freskët, rasti i Kosta Rika, vijon të jetë i bllokuar. Ka ndërhyrje për ta ndihmuar dhe nuk ia dalin dot. Grupi që e sulmon është komplet privat. Kanë kërkuar 10 milionë dollarë në ditët e para të sulmit.

Se cfarë do të bëjë Kosta Rica këtë nuk e dimë, por ndodh”, tha ndër të tjera Meksi.

Read Previous

Droga në banane /Artan Hoxha: Pse SPAK nuk heton Banaking!

Read Next

Ambasadori britanik në Tiranë: Nuk do të bëjmë publike emrat e shpallur ‘non grata’ për arsye ligjore