Sulmi Kibernetik dhe 10 pyetje për Kutinë 193.4 mln eur të Pandorës në AKSHI

Nga Eduart HALIMI

Pjesa e parë!

1 Maj 2022, qeveria: shërbimet do të jenë online nëpërmjet platformës e-albania.

20 korrik 2022, prej 4 ditësh i gjithë sistemi ka rënë, është në kolaps! Nga spitalet, doganet tatimet e deri tek Qeveria. Sherbimet nuk funksionojne, por nuk jam inqartë nëse vetem shërbimet apo dhe të dhënat janë prekur. Dëmi i shkaktuar, i jashtëzakonshëm. (Nuk flas per demet e bujqesise digitale imagjinare)

Trasparencë zero mbi atë që po ndodh.

Vlera e prokurimeve 2014-2022 të AKSHI-t ka paguar 193.4 milionë euro, për maximum 1.5 mln user

193.4 mln Euro
45.2 mln euro me kontrata sekrete
136 tendera publike (jo sekrete) me vlere 148.2 mln eur!
Nga 136 procedura, 107 tendera ose 79% te fondeve i kane fituar 4 kompani!

193.4 mln eur për rreth 750.000 user aktive max= 256.600 eur per çdo user, që është ekstremisht më e lartë edhe për sistemet në vendet nordike!

Duke qënë se unē dhe ekipi im, kemi eksperiencë në LegalTech dhe Cybersecurity u munduam të kuptonin se çfarë po ndodh, por askush nuk jep informacione. Ndaj morrëm informacion mbi kostot për të treguar se mqse kemi paguar kaq shumë duhej të kishim super sisteme të mbrojtura dhe super cilesi. Pa prekur sigurinë dhe betejat me “armiqtë e padukshëm” le të mundohemi të qartësojmë qytetarët me disa pyetje publike ligjore dhe teknike sot e me të tjera nesër:

5 Pyetje të thjeshta!

1. A është e vertetë se kemi paguar 193.4 mln eur për sistemet digitale?
2. A është e vertetë se 4 kompani nga 17 kanë fituar 79% të tenderave?
3. A janë edhe këto 4 që kanë fituar tenderat sekrete me vlerë 45 mln eur ?
4. A ka lidhje Microsoft i përmendur nga qeveria dhe a ka AKSHI sisteme Azure Cloud të Microsoft? ❌ Përgjigjie: Microsoft nuk ka lidhje në këtë histori të AKSHI-it. Nëse do të ishte shërbimi në Microsoft Azure Cloud do të ishte rasti në fjalë, por serverat e AKSHI-it nuk janë në Cloud, por janë të vendosur në Shqipëri.
5. “Jones Group International” ka ekspertizë në “Sigurinë Kombëtare”, “Energji”, “Politikë të Jashtme”, “Leadership” apo për cybersecurity?

5 pyetje specifike!
Nëse kemi paguar 193.4 mln eur për këto sisteme, 5 pyetje te tjera specifike:

1. A ka pasur vetëm sulme të llojit dDos apo dhe akses në të dhënat e shërbimeve publike?
2. A ka AKSHI mbrojtje në nivele rrjeti si firewall, intrusion detection etj., për përballimin dhe izolimin e sulmeve dDos?
3. A i ka AKSHI shërbimet publike online me teknologji mbrojtjeje në nivelin e aplikacioneve nga sulmi i IP-ve burim?
4. A ka AKSHI nje plan mbrojtje dhe procedura nga sulmet dDos?
5. A ka AKSHI qendër monitoruese dhe instrumente monitoruese/lajëruese për sulme dDos?

Për pyetje dhe detaje të tjera na ndiqni në vijim!

Read Previous

Zjarr në një mobileri në Bërxull

Read Next

Covid-19 shkurtoi me 2.5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve në 2020-2021