Sulmi dhe vrasja në TCH, reagon Ilir Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi i revoltuar ndaj ngjarjes më të fundit kriminale në vend, sulmit ndaj një medieje si TCH dhe vrasjes së një njeriu të pafajshëm në detyrë.

“Edhe sot krimi e mori një jetë, – tha Meta. –  Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”

Read Previous

Këlliçi: Transporti publik falas i kushton vetëm 6,8% buxhetit të Bashkisë

Read Next

Nuk ka më low cost, rriten ndjeshëm çmimet e biletave të avionëve nga Rinasi