Sulm me hark në Norvegji, viktima e të plagosur

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Norvegji, duke terrorizuar vendin nordik. Mediet botërore raportojnë se një burrë ka vrarë disa persona dhe plagosur disa të tjerë, teksa ka dalë në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe ka nisur të sulmojë qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”, njoftoi policia.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar ka lëvizur në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kanë kaluar pranë.

Read Previous

Lista e personaliteteve që do të ruhet nga Garda e Republikës/ Nga Basha e Veliaj, te Guvernatori dhe Ambasadori i BE

Read Next

Ti nuk je yll, ti je thjeshtë një fëmijë i mrekullueshëm