Studimet ngrenë alarmin/ Vetëm tre netë radhazi gjumi të pamjaftueshëm shkatojnë probleme të rënda fizike dhe mendore

Stilet e sotme të jetesës moderne nënkuptojnë se ne shpesh i nxjerrim fundin qirinjve në kurriz të një gjumi të mirë.

Por një studim i ri tregon se kjo mund të jetë problematike gjatë javës, edhe nëse arrijmë ta zëvendësojme gjumin në fundjavë.

Autorët e studimit nga Florida raportojnë një ‘përkeqësim të madh’ në shëndetin fizik dhe mendor, që është më i theksuar pas vetëm tre netësh radhazi të mungesës së gjumit.

Nga një mostër prej gati 2,000 të rriturve amerikanë që përfunduan ditarët e gjumit, ekspertët gjetën që simptomat shfaqen pas vetëm një nate gjumi të keq, por arrijnë kulmin pas tre netësh.

Për sa i përket shëndetit mendor, pjesëmarrësit raportuan një mori ndjenjash zemërimi, nervozimi, vetmie dhe irritimi si rezultat i humbjes së gjumit.

Simptomat fizike si pasojë e mungesës së gjumit, ndërkohë, përfshinin dhembje dhe madje probleme me frymëmarrjen.

Humbja e gjumit shkakton simptoma mendore, si depresioni dhe simptoma fizike si dhimbje dhe probleme me frymëmarrjen, sipas autorëve të studimit nga Universiteti i Florida-s Jugore.

KOHËZGJATJA E REKOMANDUAR E GJUMIT

– Parashkollor (3-5 vjet): 10-13 orë

– Mosha shkollore (6-13 vjeç): 9-11 orë

– Adoleshent (14-17 vjeç): 8-10 orë

– Të rinjtë (18-25) 7-9 orë

– Të rriturit (26-64): 7-9 orë

– Të moshuarit (65 ose më shumë) 7-8 orë

Burimi: Sleep Foundation

Read Previous

Gramoz Ruçi diti të ikë si dinozaur politik

Read Next

Indeksi Global i Drejtësisë/ Shqipëria në vendin e 78 nga 120 shtete, përkeqësohet me 4 vende në vitin e reformës