“S’po më zë gjumi natën“, Vuçiç në ankth për krizën energjitike. Ka vende që janë më keq, por s‘janë të shqetësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke e zënë gjumi natën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhet. Do të kemi probleme me çmimet e energjisë së të gjitha burimeve”, ka thënë Vuçiq nga miniera e arit në Cukar Peka, shkruan B92, transmeton Express.

Kreu i shtetit serb ka thënë se ka edhe vende që e kanë gjendjen shumë më të keqe se Serbia por që s’janë farë të shqetësuar.

“Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, ka thënë Vuçiç.

Ditë më parë ai ka treguar se do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin me qëllim të negocimit të çmimit të gazit.

Read Previous

Komiteti i Ekspertëve : Do të aplikohet doza e tretë e vaksinës për të moshuarit. Vendos dhe për grupmoshat e fëmijëve që mund të vaksinohen

Read Next

Kaos në transportin urban në Tiranë? Jo, përkundrazi!