SPAK-u bën sikur

Nga Lutfi Dervishi

Strategji!

Që policia të mos merret me punën e saj: rendin publik, i është ngarkuar të merret:

me ndërtimet pa leje,

me pyjet,

me ndotjen e mjedisit,

me korrjen e kanabisit,

me shezlonët në plazh,

me COVID-in,

me…

Në SPAK janë 14 prokurorë (7 për korrupsionin dhe 7 për krimin e organizuar). Nga 14 njerëz kërkojmë gjithçka (që nga hetimi bakshisheve, problemeve zgjedhore, e kështu me radhë) me përjashtim të hetimit të korrupsionit në nivele të larta!!!

Edhe SPAK-u nuk është “naiv”! E kupton lojën “bëjmë sikur…”. Dosjet e nxehta i dërgoi në prokuroritë e rretheve!

Dosjen e nxehtë të “Bild” ia ngeci prokurorisë së Dibrës!

Çështjen e 3.4 milionë euro të “Toyota-s” nga Belgjika e cilësoi “mosdeklarim të hollash në kufi!!!” dhe ia dërgoi prokurorisë së Tiranës! Kaq!

Read Previous

SHBA heq vizat për Kroacinë

Read Next

Elon Musk ripostoi memen e kësaj 28-vjeçare – dhe më pas u shit për gati 20,000 dollarë në vetëm 2 ditë