SPAK nis procedurat e ekstradimit të Adriatik Llallës nga Italia

Mësohet se SPAK ka dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Lallës nga Italia në Shqipëri.

Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i SPAK.

Njoftimi

“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021, autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datë 14. 12. 2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Lalla nga Italia në Shqipëri“, thuhet në njoftimin e SPAK.

©Kumtari.al

Read Previous

E trishtë/ Ndërron jetë poeti i njohur Arben Duka

Read Next

Fakte Interesante nga Bota që Ndoshta i Dëgjoni për Herë të Parë– 3