SPAK mban lojën/Kraja: Në listën e përgjimeve përfshihen zyrtarë të të gjitha niveleve

Gjatë vitit 2021 janë përgjuar rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale.

Për këtë çështje ka folur në një komunikim për mediat kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili shprehet se pjesë e listës së personave të përgjuar janë zyrtarë të të gjitha niveleve.

Kraja theksoi se shumë çështje lidhen me korrupsionin, por për arsye hetimore nuk bëri të ditur më shumë detaje.

“Janë mjete për sigurimin e provës. Bëhen me direktivat e BE, rekomandohet SPAK-u që të angazhohet për më shumë hetime proaktive. Shumica e çështjeve lidhen me korrupsionin, në parametrave ligjor që parashikon ligji. Emrat e zyrtarëve janë nga të gjitha nivelet, nuk zbuloj emra, sepse çfarë kuptimi ka. Hetimet vazhdojnë”,-tha Kraja.

 

Read Previous

Qeveria i fal Plazhin e Gjeneralit një kompanie private, 635 mijë m2 tokë publike i merr…

Read Next

“Pajtim gjaqesh” mes stërnipit të Beqir Valterit dhe stërnipit të Ahmet Zogut